“Nëse nuk kemi paqe, është sepse kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.” Kjo thënie e Nënë Terezës, shpërfaqë më së miri rëndësinë e kujdesit dhe respektit që duhet të kemi për njëri tjetrin. Ne i përkasim njëri tjetrit. Ne, në fakt jemi njëri tjetri, sepse ne jemi (ekzistojmë) si individ duke qenë se janë (ekzistojnë) edhe të tjerët. Të tjerët janë mundësia jonë ekzistenciale. Pa ata, nuk do të ishim as ne. Ne jemi, sepse jemi bashkë. Ose jemi bashkë ose nuk jemi fare. Brenda kësaj logjike funksionon edhe Siguria dhe Shëndeti në Punë (SSHP).
SSHP është punë dhe detyrë e të gjithëve. Të gjithë kanë rol vendimtar për të luajtur në funksion të SSHP. SSHP nuk është punë vetëm e menaxhmentit dhe as vetëm e ekspertëve. Është punë e secilit. Secili duhet të kujdeset për veten, për tjetrin, për secilin. Të gjithë për të gjithë. Vetëm kështu, ngritet Siguria dhe Shëndeti në Punë, ruhet jeta, shëndeti dhe dinjiteti i dikujt që punon dhe i dikujt që për një arsye ose tjetrën gjendjet në hapësira punuese. Vetëm kur konsiderohet që tjetri të përket ty dhe ti i përket tjetrit, ne jemi në rrugën e duhur. Sepse, jeta e njeriut është në supremacion vleror. Sepse jeta e njeriut është e shenjët. Sepse njeriu meriton të jetoj dhe punoj, dhe atë shëndetshëm dhe dinjitetshëm!
Për të ngritur nivelin e SSHP dhe parandaluar aksidentet në biznesin tuaj, për të ruajtur jetën, shëndetin dhe dinjitetin e të punësuarëve tuaj, vetes dhe klientëve, merrni shërbimet profesionale nga TOCA Liber Sh.P.K
Ne jemi të lumtur kur shkaku i punës tonë ruhen jetë njerëzish, ruhet shëndeti dhe dinjiteti i njeriut që është në proces të punës!
TOCA Liber Sh.P.K, me stafin e vetë professional, ju uron në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë!